TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 13:10

“Të tjera arrestime të nivelit të lartë”, Spartak Ngjela: Pse Rama ka frikë nëse ikën Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
“Të tjera arrestime të nivelit të lartë”,
Spartak Ngjela

Ngjela komentoi dhe vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA duke thënë se mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë.

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se nëse ikën Sali Berisha dhe PD riformohet, Edi Rama do bjerë nga pushteti.

Sipas tij është Edi Rama që po e mban Berishën të jetë ende pjesë e PD, pasi ka interesat e tij.

Ngjela theksoi se Berisha nuk ka mbështetje popullore pasi është i shpallur ‘non grata’ në SHBA.

Rama është mërzitur më shumë se Saliu, ku fiton dot më Rama, po iku Saliu.  Unë e mbaj Saliun. Ai e mban, jo se e ka partner. Le të ik Berisha, të riformohet PD dhe për tre muaj bie Rama. Berisha nuk ka fare mbështetje popullore. I ka vërëm fjalë Berisha. Nuk të ndjekin mbrapa shqiptarët kur je ‘non grata’ në Amerikë. Berishën e ndjekin një numër shumë i vogël fanatikësh. Arsyeja kryesore se përse ai nuk i thërret është se e di që nuk do i vijnë. E provoi Berisha.

Ngjela komentoi dhe vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA duke thënë se mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë.

“Mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë. Do i japin forcë”- theksoi ai.

Zyrtarë të Lartë të Prokurorisë së Posaçme kanë zhvilluar dje një vizitë zyrtare në SHBA. 10 prokurorë të SPAK-ut me në krye kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin, ndodhen në Washington në kuadër të një vizite pune.

Axhenda parashikon dhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë.

Përmes një postimi në facebook, ambasada amerikane njoftoi se prokurorët do të zhvillojnë takime dhe me zyrtarë të Administratës kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

spartak ngjela

Lini një Përgjigje