TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 11:16

Kërcënon Sali Berisha: Durimit tonë i erdhi fundi, e kam paralajmëruar Nikollën

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Sali Berisha: Durimit tonë i erdhi fundi, e kam
Sali Berisha

Kryetarja e Kuvendit ka shtyrë për në orën 13:00 mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi deputetët e opozitës me në krye Sali Berishën dhe Gazment Bardhin u vendosën barrikadë në hyrje të sallës duke mos lejuar zhvillimin normal nëse nuk do të lejoheshin që të futeshin brenda.

Por kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë dhe nuk u lejua. Kjo solli irritimin e opozitarëve.

Sali Berisha tha se durimit të opozitës i erdhi fundi dhe për këtë ka paralajmëruar edhe Lindita Nikollën.

“Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje. Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme.

Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre, ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues. 31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë tu mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore.", tha Berisha. 

sali berisha

Lini një Përgjigje