TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 10:50

“Turp të keni që…”/ Deputetët e opozitës bëhen “gardh”, pengojnë Çuçin të hyjë në sallën e Konferencës së Kryetarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Turp të keni që…”/ Deputetët e opozitës

Deputetët e opozitës kanë bllokuar dyert e sallës ku zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Të bërë gardh para dyerve, ata nuk lejojnë kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi për të hyrë në ambientet e brendshme.

“Turp të keni që na keni përjashtuar”, dëgjohet midis të tjerash në video.

Deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po i lejojnë të futen në asnjë sallë dhe se kolegët e tyre socialistë sipas tij, synojnë të gjejnë salla alternative për të zhvilluar mbledhjen.

Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve pritet të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ministri i Financave, Ervin Mete.

Lini një Përgjigje