TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 10:00

Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, grupi i Berishës ka paralajmëruar sërish trazira

Shkruar nga Pamfleti

Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, grupi i Berishës ka

Deputetët e Rithemelimit pritet që të përsërisin skenarin e dhunës dhe kaosit sërish në mbledhjen e sotme në Konferencën e Kryetarëve.

Në orën 10 pritet që të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur edhe ish-kryeministri Berisha.

Ata nuk po lejojnë zhvillimin e mbledhjes, dhe shkak për këtë siç thuhet është bërë përjashtimi i deputetëve dhe mos përmbushja e 3 kërkesave të tyre.

6 deputetë të opozitës u përjashtuan ditën e djeshme pas skenave të dhunshme të seancës së ditës së hënë në parlament. Mbledhja për përjashtimet u zhvillua po mes kaosit, pasi deputetët e opozitës hynë në sallë dhe prishën mikrofonat e nuk lejuan zhvillimin e saj. Berisha dhe Bardhi thanë se nuk do të njohin përjashtimet, teksa paralajmëruan se edhe të enjten nuk do të ketë seancë normale.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryetares Bushka, duke i thënë se nuk do t’i lejojnë t’i përjashtojnë pa asnjë lloj argumenti.

Më pas situata ka eskaluar deri në përplasje fizike, ku deputeti Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen.

trazira konferenca e kryetareve

Lini një Përgjigje