TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 21:57

Tensionet e opozitës në Kuvend, Sula: Kemi kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore, nuk po luftojmë për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet e opozitës në Kuvend, Sula: Kemi kërkuar ngritjen e tre

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka folur lidhur me bojkotin dhe tensionet e shkaktuar nga opozita në Kuvend. Ai u shpreh se nuk po e bëjnë këtë bojkot për Sali Berishën.

"Sinqerisht unë do shpreh keqardhjen. Jam deputet që nga viti 2005. Edhe në kohën kur ne ishim në pushtet, ne gjithmonë jemi munduar që kishim mirëkuptim.

Debatet ishin shumë të rralla. Kemi pasur një komoditet në bashkëpunim. Zonja Nikolla pavarësisht se është një ushtare e bindur e Edi Ramës ka një qasje me të vërtetë qytetare me deputetët dhe unë e respektoj në atë aspekt, por nuk mjafton vetëm kjo pasi duhet të zbatojë rregulloren pikë për pikë.

Po e bëjmë luftën për Berishën? Zero. Kemi kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore, në këtë moment pati një reagim të ashpër të mazhorancës", tha Sula për “Ora News”.

dashnor sula pd kuvend

Lini një Përgjigje