
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndihet i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm të BE-së lidhur me deklaratat provokuese të kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik ndaj Kosovës dhe Malit të Zi.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama tha se edhe pse kanë kaluar tre ditë nga deklaratat e rrezikshme të Dodik, pret që kjo heshtje të thyhet sa më shpejtë nga partnerët e BE-së.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, shkruan Rama në platformën ‘X’.
Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon…
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023
Kujtojmë se tre ditë më parë, kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik deklaroi se këtë shekull, serbët duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi.
Lini një Përgjigje