
Ish kryeministri Sali Berisha ishte pjesë e deputetëve që tentuan të bllokojnë Komisionin e Etikës, i cili kishte planifikuar të përjashtonte 7 nga deputetët e opozitës për aktet e dhunshme të ditës së djeshme.
Të gjithë skenë e përplasjes dhe sherrit që ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura në Komisionin e Etikës, Berisha e pasqyroi “LIVE” në profilin e tij në “Facbeook”.
Ai gjithashtu mbajti dhe një fjalim për ndjekësit e tij, ku deklaroi opozita është e vendosur për të vazhduar aksionin e saj, ndërsa akuzoi mazhorancën se po tenton të bllokojë aksionin opozitar me çdo lloj mjeti.
“Kjo dëshmon dhe njëherë se ky parlament përfaqëson interesat e kësaj pseudomazhorancës që kërkon të qëndrojë me çdo kusht në pushtet. Jemi të vendosur që këtë betejë ta bëjmë kudo, në emër tuaj, në emër të pluralizmit politikë.
Siç e shihni, janë bërë çdo deputet i partisë së krimit me tre bodyguard. Kjo është e pashembullt. Deputetët e PD erdhën këtu për një debat të hapur, për të denoncuar motivet antiligjore të përjashtimit të tyre 7 ditor. Rama ka vendosur që betejën tonë ta dëmtojë, por kjo në mënyrë absolute do të dështojë, sepse ne do të protestojmë në çdo skaj. Ose vendosim parlamentarizmin siç do kushtetuta, ose parlament banditësh nuk do të ketë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje