TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 20:01

Në Kuvend rrihen e shahen, pas seancës hanë e pinë bashkë/ Ina Zhupa e Rithemelimit kafe me Evis Kushin e PS (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Në Kuvend rrihen e shahen, pas seancës hanë e pinë
Zhupa dje në seancë dhe pas saj

Vijon hipokrizia në politikën shqiptare. Dje Berisha dhe deputetët e tij u rrahën me socialistët. Madje protagoniste ishte dhe deputetja Ina Zhupa, e cila ishte pranë ndenjëseve afër foltores dhe godiste më dorë tavolinën për të mos lejuar kolegët socialistë të flisnin. Por e gjitha aty është bërë sa për sy e faqe, pasi me të dalë nga salla, kanë plasur pazaret.

“Jeta osh Qef”, ka publikuar një foto ku Ina Zhupa shfaqet në kafe me deputeten e PS, Evis Kushi, e cila deri pak ditë më për ishte ministre Artismi. Nuk e dimë se çfarë kanë folur, por kjo foto është dëshmi e qartë e asaj që po ndodh mes PS e PD. Pasi në kamera shahen e rrihen, ndërsa në prapaskenë hanë e pinë bashkë.

Në Kuvend rrihen e shahen, pas seancës hanë e pinë
Zhupa dhe Kushi në kafene

Hipokrizia është se Ina Zhupa ka qenë një ndër kritiket më të forta të Evis Kushit kur ishte ministre Arsimi. Çfarë nuk thoshte Ina për emërimin e Gjinushit te Akademia e Shkencave.

Gjinushi nuk e fshehu kurrë që donte ta mbyllte Akademinë e Studimeve Albanologjike. Reformat në këtë vend na i bëka Gjinushi, paskemi atë akoma ministër arsimi. Ndryshe nga sa është shprehur Kushi, kur vlerësonte Albanologjinë. Bëtë një VKM për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike. Po shkelni Kushtetutën, shkelni ligjet, shkelni Akademinë e Studimeve Albanologjike. Ju po i bëni vasal të Skënder Gjinushit”, shprehej Ina Zhupa në qershor të këtij viti.

Lini një Përgjigje