TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 22:16

Dalja e Metës nga “strofulla”, Nesturi: Duhej të sqaronte pozicionin e tij, po tenton të tregohet i kujdesshëm

Shkruar nga Pamfleti

Dalja e Metës nga “strofulla”, Nesturi: Duhej të sqaronte

Pas afro 10 ditësh heshtje, Ilir Meta u shfaq sot në media duke i dalë në krahë Sali Berishës. Por sipas analistit Plator Nesturi, rishfaqja e tij kërkonte edhe përgjigje më të detajuara për të sqaruar pozicionin.

U shpreh se ka pasur probleme shëndetësore. Partia e tij mund të kishte bërë një deklaratë, sepse ai është figurë e rëndësishme politike. U aludua në media se ka ikur për shkak të SPAK-ut. Kemi të bëjmë tashmë dhe me një pozicionim të PL-së në kushtet e reja”, tha Nesturi.

Sipas tij, pavarësisht se Meta thotë se nuk ka gjë që e ndan me Berishën, në fakt ai tashmë po lë të hapur çdo mundësi për të bashkëpunuar edhe me faktorë të tjerë opozitar.

“Kemi të bëjmë një hapje të kujdesshme të PL-së. Tha javë më parë se koalicioni e përmbushi misionin. Meta është pragmatist. PL u dëmtua nga dualizimi i problematikave në PD. Nuk është se e rriti rolin e PL-së në zgjedhjet vendore. Këshilltarët nëpër bashki i ka, por nuk janë përcaktues në planin e zgjedhjeve politike. Zëri i Metës ishin dytësor në koalicionin me Berishën. Faktori SPAK është evident tashmë në jetën politike. Secili do të mbajë barrën vetë jo bashkarisht. Askush s’do të mbajë peshën që nuk e ka të vetën”, tha Nesturi në RTSH.

Lini një Përgjigje