TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 10:30

Qëlloi me grusht deputetin Sina, PS kallëzon penalisht Bledjon Nallbatin

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me grusht deputetin Sina, PS kallëzon penalisht Bledjon

Dy ditë pas dhunës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka firmosur një kallëzim penal për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, për përplasjen fizike në seancën plenare me deputetin socialist, Vullnet Sina.

Në njoftimin e dërguar, Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune.

"Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament."-njofton kreu i grupit të PS.

 

ps dhuna ne kuvend

Lini një Përgjigje