TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 10:45

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, deputetët e opozitës nuk lejojnë ministrin e Financave të futet në mbledhje

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, deputetët e

Deputetët e opozitës janë bërë barrikadë para portës së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Në pamje shihen deputetët e opozitës që kanë penguar hyrjen kryesore, duke mos lejuar ministrin e Financave Ervin Mete të futet në sallë dhe të nisë paraqitjen e projektbuxhetit të vitit 2024.

Në foto shihen efektivët e gardës që qëndrojnë në një anë, ndërkohë që demokratët qëndojnë në bllok.

Në pamje shihet një vazo me lule e cila është thyer, nuk dihet nëse ka pasur përplasje brenda ambienteve të Kryesisë, pasi mediat nuk janë lejuar brenda.

Ndërkohë, ditën e sotme Gazment Bardhi, i cili u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi një ditë më parë nga Komisioni i Etikës, u përplas me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

deputete opozite

Lini një Përgjigje