Opozita ka bllokuar ditën e sotme zhvillimin e mbledhjes së konferencës së kryetarëve. Për këtë arsye, Kuvendi ka vendosur të shtyjë mbledhjen në orën 13:00 ku do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”.
Mbledhja duhet të niste në orën 10:00, por opozita nuk lejoi të zhvillohej.
Njoftimi:
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.
Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.
Lini një Përgjigje