TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 12:09

Afera me “Sterilizimin”, Berisha: Beqja i dha kompanisë së tij 100 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Afera me “Sterilizimin”, Berisha: Beqja i dha kompanisë së

Ish-kryeministri Berisha tha se nuk ka jetë normale parlamentare nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës, mes tyre ngritja e tre komisioneve hetimore.

Një nga komisionet është për koncesionet në shëndetësi. Berisha e vuri theksin tek koncesioni i “Sterilizimit” duke akuzuar direkt Ilir Beqjan, të cilin në fillim SPAK-u e shpëtoi nga përgjegjësia, por gjykata i kërkoi që ta hetonte për rolin e tij në këtë kontratë dhe pasurinë.

“Edi Rama me Beqjan e tij duke i dhuruar kompanisë së vet të gjitha mjediset dhe aparaturën ultra moderne të blerë me fondet publike. Duke ia dhuruar kompanisë së tij. Duke deklaruar se do të ulet çmimi me 3-4 herë, por çmimi i sterilizimeve është rritur me 80 herë, e kanë bërë dy herë më të shtrenjtë se Gjermania.

A nuk kanë të drejtë shqiptarët të dinë të vërtetën për këtë gjobë 100 milionë Euro dhe se mijëra shqiptarë nuk u operuan në pamundësi për të paguar setet e vegla për operacione. Spitalet janë katandisur në një Pazar të turpshëm të shëndetit të njerëzve. Nuk bëjnë analizat dot sepse kushtojnë, laboratorët i kanë marrë njerëzit e Ramës. Këto janë reale, ne kemi pasur raste me deputetët tanë” tha ai.

ilir beqaj berisha stelizimi

Lini një Përgjigje