TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 18:58

"Destinacioni i radhës, Surreli", Noka sulmon policinë: Narko-banditë të veshur me uniformë

Shkruar nga Pamfleti

"Destinacioni i radhës, Surreli", Noka sulmon policinë:

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur se destinacioni i radhës i protestës së sotme do të jetë Surreli.

Ai është përballur me punonjësit e policisë të rrethrrotullimi i Kamzës, duke iu bërë thirrje të largohen pasi po sipas tij po i shërbejnë Edi Ramës dhe narko-regjimit.

Policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit, ndërsa Noka kërkon që kordoni i policisë të spostohet. Sekretari i Përgjithshëm i PD, kërkoi largimin e forcave të policisë, duke i sulmuar dhe cilësuar si banditë.

“I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës, Sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale, të tërheqë narko policinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni do jetë Surreli. Çdo provokim do ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit asnjë rrugë tjetër nuk ka, largoni narko policët, këta banditë”, tha Noka gjatë fjalës së tij. 

Lini një Përgjigje