TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 17:53

Përfaqësuesit e PL i bashkohen protestë së PD-së, tubohen te vendi ku u arrestua Meta!

Shkruar nga Pamfleti

Përfaqësuesit e PL i bashkohen protestë së PD-së,

Përveç deputetëve të PD-së edhe ata të Partisë së Lirisë janë vendosur për të protestuar në autostradën Tiranë-Durrës ku u bë edhe arrestimi i kreut të partisë së tyre.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania nëse kjo vendosje e tyre në protestë ishte e planifikuar apo e rastësishme, deputetja Erisa Xhixho tha se kjo protestë ishte ide e PD-së dhe PL-ja i është bashkëngjitur.

Kjo ka qenë një vendimmarrje e partisë demokratike për këtë protestë të radhës dhe ne i jemi bashkëngjitur pasi mendojmë se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar duke filluar nga rritja e çmimeve, duke vazhduar te sistemi arsimor, pagat e ulëta, shteti it ë drejtës që nuk funksionon, e shumë arsye të tjera”, tha Xhixho.

Lini një Përgjigje