TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 17:46

Tedi Blushi i bashkohet protestës: Jemi në vendin e krimit ku u rrëmbye Ilir Meta

Shkruar nga Pamfleti

Tedi Blushi i bashkohet protestës: Jemi në vendin e krimit ku u

Deputetët e Partisë së Lirisë janë vendosur për të protestuar në autostradën Tiranë-Durrës ku u bë edhe arrestimi i kreut të partisë së tyre Ilir Meta.

Tedi Blushi dha një intervistë të shkurtër për Euronews Albania, ku tha se sot janë mbledhur të protestojnë në vendin e krimit, ai tha se protesta e tyre në këtë vend është për ti dhënë një mesazh kryeministrit Rama, që opozitën do e ketë përballë.

Jemi në vendin e krimit. Do i japim mesazhin Edi Ramës dhe këtij narko-shteti se opozitën do e ketë përballë”, tha ai.

I pyetur se si do të vijojë protesta dhe a do ketë dhunë, Blushi tha: “Dhunën në protestat e opozitës e ka  provokuar Edi Rama. Unë i bëj paralajmërim ministrit të Brendshëm që të përfshihet në rrëmbimin e presidentit të Partisë së Lirisë. Gjithashtu bëj thirrje të mos provokojnë këtë protestë se do të marrin përgjigjen që meriton. Do marrin atë përgjigje që meriton çdo strukturë terroriste dhe kriminale që nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor”.

 

Lini një Përgjigje