
Opozita ka futur në kaos qarkullimin rrugor në vend. Sikundër ishte paralajmëruar, nyjet kryesore të lëvizjes në akset kryesore të vendit janë bllokuar, në kuadër të asaj që opozita e cilëson si mosbindje civile.

Më konkretisht janë bllokuar akset: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Vetë deputetët kanë nxjerr makinat e tyre luksoze për të bllokuar rrugën, pasi vetë policia një ditë më parë paralajmëroi procedim penal për këdo që bllokon rrugët. Në foto shihet flamur Noka që vendos në mes të rrugës një makinë “Range Rover”.
Lini një Përgjigje