
Ka nisur bllokimi të disa akseve rrugore nga protestuesit e opozitës, të cilët kanë paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Nis bllokimi në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa një protestues ka hipur mbi kamion dhe i kërkon shoferit të fikë makinën.
“Fike makinën, ose të lemë nëse thua Rama ik”, i drejtohet protestuesi.
Pas bllokimit të rrugës që vjen nga Lushnja në Rrogozhinë, është bllokuar gjithashtu edhe aksi paralel nga Durrësi për në Rrogozhinë.
Lini një Përgjigje