
Një grup qytetarësh kanë protestuar ditën e sotme para Shtëpisë së Europës, kundër Fredi Beleri.
Ish-kryebashkiaku i Himarës i cili tani është eurodeputet grek në PE, ishte sot në kryeqytet për një takim në Kuvend së bashku me përfaqësuesit e tjerë europianë.
Sikurse shihet në pamje, ata protestojnë duke mbajtur pankarta në duar me mbishkrime “Fredi Beleri nuk përfaqëson Europën”.
Më herët, Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos nga një qytetar, sapo ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.
Qytetarët nuk kanë kursyer as akuzat dhe fjalët e rënda kundrejt tij, teksa në nisje të takimit të takimit të 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, një tjetër qytetar iu drejtua me fjalën “vrasës”.
Lini një Përgjigje