TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 10:45

SPAK godet nga e majta, merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro 

Shkruar nga Pamfleti
SPAK godet nga e majta, merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduart
Edi Rama dhe Eduard Duro

SPAK ka marrë të pandehur Eduard Duron, kryebashkiakun e Bilishtit nën akuzën “shpërdorim detyre”.

SPAK ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre, Kryetarin e Bashkisë Devoll, Eduart Duro.

Eduard Duro, kryebashkiaku socialist i Devollit rrezikon të humbë mandatin pasi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme që e akuzon për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", në lidhje me licencimin e një objekti të ndërtuar pa leje në territorin e bashkisë që drejton.

Siç raportohet, Eduard Duro është njohur ditë më parë me vendimin e SPAK për ngritjen e akuzës zyrtare dhe marrjen e tij të pandehur. Ai akuzohet se ka licencuar një karburant, godina e të cilit në fakt ishte ndërtim pa leje.

Kjo do të thotë se hetimet kanë përfunduar dhe çështja është gati për t'u dërguar për gjykim, ndaj kryebashkiaku socialist i Devollit ka marrë tashmë statusin i pandehur.

Kjo nuk e bën atë fajtor, por është në cilësinë e personit të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

Eduard Duro i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve të lartë socialistë, duke përfshirë ministra e ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që janë goditur nga SPAK për shkak të veprave penale që lidhen kryesisht me shpërdorimin e detyrës.

Në reagimin e tij Eduart Duro ka thënë se ka firmosur çdo gjë sipas ligjit, duke theksuar se tatimi dhe taksat dhanë lejen për licencimin e karburantit. Kryebashkikau ka mohuar akuzat për shpërdorim detyre.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.

 

eduard duro spak

Lini një Përgjigje