TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 13:23

Incident para Kryesisë Kuvendit, Fredi Beleri goditet me vezë dhe kos nga një qytetar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Incident para Kryesisë Kuvendit, Fredi Beleri goditet me vezë dhe kos
Fredi Beleri

Fredi Beleri është pritur me fyerje dhe sulme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që ka ardhur në Tiranë.

Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit, ku një një qytetar pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë.

Beleri nuk ka bërë asnjë reagim dhe thjesht u largua.

Incident para Kryesisë Kuvendit, Fredi Beleri goditet me vezë dhe kos

Para hyrjes në Kryesi, qytetarë të ndryshëm kanë ofenduar eurodeputetin, i cili nuk ka pranuar tu përgjigjet as pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, nëse është takuar me kryeministrin Rama apo jo.

Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka nisur sot vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor.

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.



 

fredi beleri

Lini një Përgjigje