TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 14:20

Tezja e Monika Kryemadhit paraqitet në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Tezja e Monika Kryemadhit paraqitet në GJKKO
Tezja e Monika Kryemadhit në GJKKO

Motra e Fatime Kryemadhit ose tezja e Monika Kryemadhit u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela.

Vendimin e tërhoqi mesditën e kësaj të marte në sekretarinë e Gjykatës.

Të mërkurën e kaluar, gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe 3 masa të tjera sigurie “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixho.

Që nga marrja e vendimit fizikisht palët kanë 5 ditë afat ta anikojmë në Apelin e Posaçëm.

Ish presidenti i Republikës, aktualisht Kryetari i Partisë së Lirisë po qëndron në një nga qelitë e paraburgimit tek “313-a” në Tiranë, të paktën deri në përfundim të hetimeve që SPAK ka nisur ndaj tij dhe bashkëshortes në proces divorci, Monika Kryemadhi.

Në 5 orë seancë, në 23 tetor 2024 me 3 orë shkëputje si kohë që palët të njiheshin me dosjen 167 faqe të SPAK, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela la të pandryshuar masën e arrestit në burg për ish-presidentin Meta. 

Monika Kryemadhi, nën të njëjtat akuza si Meta, korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë, do të duhet të paraqitet në SPAK 1 herë në muaj.

tezja e monika kryemadhit në gjkko

Lini një Përgjigje