
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbritur në terren për të vëzhguar nga afër protestën e opozitës e cila është shpërndarë në disa qytete.
Forca të shumta policie janë në gatishmëri pranë mbikalimit të kthesës së Kamzës me në kryer drejtorin e Policisë së Tiranës.
Opozita që nga ora 17:00 ka bllokuar 6 segmente rrugore. Aktualisht janë bllokuar rrethrrotullimi i Rrogozhinës, ai i Shkozetit dhe Segmenti te “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”, rrethrrotullimi Levan dhe në Bradashesh.
Deputetët e PD-së të ndarë në qytete të ndryshme kanë vendosur makinat e tyre si bllokadë për të mbyllur qarkullimin e rrugëve. Ky bllokim pritet të zgjasë për rreth 3 orë.
Lini një Përgjigje