
Deputeti i PD, Edi Paloka ka deklaruar se bllokimi i rrugëve do të vazhdojë për afro 3 orë. Ai tha se mosbindja civile do të vijojë më pas në ditët e ardhshme.
“Siç e kemi deklaruar prej ditësh qëllimi i aksionit të sotëm është bllokimi i disa akseve rrugore. Do të vazhdojmë të bllokojmë rrugët. Atë që kemi deklaruar prej ditësh atë kemi bërë dhe atë do bëjmë. Qëllimi i sotëm është bllokimi i akseve”, tha Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit.
Ndërkohë protestuesit tek mbikalimi i Shkozetit përveçse kanë bllokuar rrugën kanë djegur edhe goma.
E njëjta situatë është edhe në akset e tjera, ku opozita ka bllokuar rrugët.
Lini një Përgjigje