
Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka folur lidhur me protestën e sotme të opozitës dhe mosbindjen civile. Ai u shpreh se demokratët nuk kanë kënaqësi të bllokojnë lëvizjen në akset kryesore , por sipas tij janë të detyruar për shkak të korrupsionit dhe ‘shtypjes’ nga mazhoranca.
Dogjani u shpreh se një arsye tjetër pse opozita del në rrugë për të protestuar, është largimi i qytetarëve nga vendi, të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë.
“Ne si opozitë nuk kemi kënaqësi të bllokojmë rrugët e Tiranës apo akset kryesore në vend, por jemi të detyruar për shkak të situatës ku na ka vënë mazhoranca dhe korrupsionit të kësaj qeverie.
Shqiptarët largohen sepse nuk u dalin paratë të ushqehen apo të shkollojnë fëmijët e detyrohen të ikin.
Media në vend është e shtypur. Këto janë arsyet që dalim të bllokojmë rrugët. Opozita ka të drejtë të sensibilizojë opinionin publik. Kjo e jona është një formë e protestës, Digjet Franca!”, tha Dogjani për “News 24”.
Lini një Përgjigje