
Kuvendi ka shpallur procedurën e tenderimit për karriget e reja të Parlamentit, për të zëvendësuar ato që deputetët demokratë dogjën një muaj më parë, në seancën kaotike të 30 Shtatorit.
Në një procedim të ndjekur dhe inventar, Kuvendi u vendosi dëmshpërblim deputetëve dëmtues 7500 euro, 4 prej tyre, për të cilat kanë ende afat shlyerjeje.
Bëhet fjalë për 30 karrige të reja, me vlerë fondi 13700 euro, ose gati dyfish i dëmit të faturuar më sipër.
Kuvendi njofton se blerja duhet bërë 7 ditë nga nënshkrimi i kontratës, kurse afati i aplikimeve për prokurimin në fjalë është 4 Nëntori.
Mësohet se deputetët e PD kanë akoma afat për shlyerjen dhe ende nuk e kanë paguar. Do ju mbahet nga paga e nëntorit dhe dhjetorit.
Të ndëshkuarit janë Gazment Bardhi, që do paguajë më shumë, mbi 200 mijë lekë të rinj, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, me gjoba nga 180-187 mijë lekë. Vendimi i Grupit të Kontrollit të Kuvendit u mor më 16 Tetor, pas inventarit.
Fatura për çdo deputet
Gazment Bardhi 209.175 lekë
Flamur Noka 187.455 lekë
Bledion Nallbati 187.455 lekë
Elda Hoti 180. 837 lekë
Lini një Përgjigje