
Si pastrues të miliardave të çiftit Meta-Kryemadhi, ka rrëfyer në SPAK edhe komiku Bes Kallaku, të cilit i kanë marrë një dëshmi të zgjeruar, por SPAK ka dhe një dosje rezervë me prova, që do t’i trajtojë në një akuzë tjetër...
Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se ndërtuesi Gentian Sula; ish-Kryetari i AKEP, Pirro Xhixho; vjehrra Fatime Kryemadhi dhe biznesmeni Adrian Shatku, kanë qenë bashkëpunëtorë në pazare dhe pastrues të milionave e fshehës të pasurive të paligjshme të çiftit Meta-Kryemadhi.
Por prokurorët e SPAK dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në zbatim të rekomandimit të ekipit ndihmës të FBI, për thellim e zgjerim rrjeti bashkëpunëtorësh, në hetimiu pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi, kanë marrë deklarimet e shumë prej ish-vartësve e miqve të afërt të tyre.
Sepse këta, nga denoncimet e mediave, raportet e Anti-krimit Ekonomik, të SHISH, ILDKPI, Bankave, Kadastrës, Drejtorisë së Parandalim Pastrimit të Parave e denoncimeve, janë konstatuar si sekserë ryshfetesh, transferues milionash e fshehës të pasurive të çiftit Meta-Kryemadhi.
Edmond Haxhinasto/ Personi më i besuar, ka treguar si person që finalizonte pazaret e Ilir Metës e Monika Kryemadhit dhe u ka dërguar çantat me miliona, u ka tjetërsuar pasuri, kur ishte ministër i transporteve, rrugëve, porteve detare, licencave, aeroporteve, ujësjellësve, energjisë, tregëtisë e ekonomisë në vitet 2009-2016.
Agron Çela/ Deputet i LSI në Shkodër, biznesmen i lidhur ngushtësisht në interesa me çiftin Meta- Kryemadhi, ka treguar për vjedhjet që kanë bërë bashkë gjatë 8 viteve në pushtet të LSI me PD e PS-në, madje dhe për bashkë-pronësinë e tyre te hotel “Europa”, “Kafja e Madhe” e resorti “Grand Europa Velipojë”, mes tyre pëfitimi financiar nga vjedhjet me aferën CEZ-DIA.
Edmond Panariti/ Ish-ministër i Bujqësisë, ka deklaruar se ka zbatuar shumë pazare të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, bërë me tenderët e digave të ujit, vaditjes, ribursimit të fermerëve në vitet 2013-2017 kur LSI kishte AZHBR-në, dhurimin e tokave, rezervuarëve, pyjeve etj.
Vangjel Tavo e Petrit Vasili/ Ish-ministra të Shëndetësisë të LSI, kanë rrëfyer për milionat që zhvaste çifi Meta-Kryemadhi nga punësimet, emërimet dhe bizneset me paradhënie për tenderët e ilaçeve, pajisjeve mjekesorë, investimet, milionat për punësime e lobimet.
Petrit Ahmeti, Kryetar i Enti Rregullator të Energjisë dhe Elvis Mataj ish-Drejtor i Kompanisë “DIA”, kanë rrëfyer se si u urdhëruan nga Ilir Meta, dhe bashkë me Kastriot Ismailajn realizuan aferën CEZ-DIA, duke i çuar miliona Euro dorazi.
Baton Haxhiu/ Miku dhe sekseri i besuar i Ilir Metës, përballë provave që kishte SPAK, u detyra të tregonte skemën e realizuar për shit-blerjen fiktive të vilës së Ilir Metës e disa pasurive të tjera në Tiranë, Durrës, Vlorë, Kosovë e Mali i Zi dhe rolin si qarkullues e fshehës i parave të pista.
Agim Rrapaj/ Skedimi i “Video-Prifti” si provë penale në arrestimin e Ilir Metës, ka çuar për deklarim në BKH e SPAK dhe Agim Rrapajn; njohur si “Gimçja” i bllokut 700 mijë Euro.
Ai ka treguar me detaje për atë pazar e pazare të tjera, madje dhe për faktin që vazhdon të ketë të regjistruar në emrin e tij, disa pasuri të paluajtshme, llogari e aksione biznesesh të Ilir Metës.
Për pazaret, vjedhjet, ryshfetet, transaksionet dhe pasuritë e fshehura të Ilir Metës e Monika Kryemadhit deri në Angli, Itali, Greqi, Serbi e Turqi, kanë rrëfyer para BKH-së dhe Elona Guri dhe Muharrem Berisha, menazher i guroreve në Skrapar, pronar në letra i godinës së LSI e 8 apartamenteve të Ilir Metës në Tiranë.
Në listën e “mëkatarëve” të konstatuar me prova, si fshehës të pasurive e miliardave të çiftit Meta-Kryemadhi, ka rrëfyer dhe komiku Bes Kallaku, të cilit i është marrë dëshmi e zgjeruar, por SPAK ka dhe një dosje rezervë me prova të forta, që do ta trajtojë si akuzë tjetër./Pamfleti
Lini një Përgjigje