Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit me vezë dhe kos jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuevendit ndaj Fredi Beleri.
Bardhi shkruan në platformën 'X' se sulmi fizik ndaj Belerit ishte i orkestruar nga Rama. Ai i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.
"Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.
Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.
Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë", shkroi Bradhi.
Lini një Përgjigje