TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 16:53

"Mazhoranca merr sot përgjigjen e merituar", paralajmëron Paloka: Policia të bëjë kujdes!

Shkruar nga Pamfleti

"Mazhoranca merr sot përgjigjen e merituar", paralajmëron

Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, deputeti demokrat Edi Paloka theksoi se aksioni është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.

Nga rrethrrotullimi i Shkozetit, Paloka u shpreh se kjo është një protestë ku qeveria dhe mazhoranca do ta marrin mesazhin e qartë.

“Këtu nuk bëhet fjalë me jetë normale politike dhe aksioni do të vazhdojë i ndërthurur me aksionin si në parlament ashtu dhe në terren”, tha ai për “Ora News”.

Deputeti Paloka i bëri thirrje policisë të mos provokojë, pasi qytetarët tashmë janë në mosbindje civile dhe nuk ka asnjë narko-polici që i shërben narko-regjimit që mund ta stepë opozitën.

Lini një Përgjigje