
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur pak para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, që e ka cilësuar si aktin e dytë të mosbindjes civile së opozitës.
Deputeti Noka theksoi se aksioni është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.
Noka i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë, pasi qytetarët tashmë janë në mosbindje civile dhe nuk ka asnjë narko-polici që i shërben narko-regjimit, e cila mund ta stepë opozitën.
"Mos provokoni, ne jemi në mosbindje civile", tha Noka.
Lini një Përgjigje