
Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, demokrati Ivi Kaso kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për bllokadën e rrugëve si rezultati i tubimit.
Ai shtoi se shpresonte që deri në orën 20:00, nuk do të ketë incidente dhe se policia ka marrë masa për devijimin e trafikut në disa akse dytësore. Sipas tij, organizimi i kësaj proteste është brenda të gjithave rregullave.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të gjithë opozitarët që kanë mbushur rrethrrotullimin e Bradasheshit, për të përfunduar këtë bllokadë qytetare. Shpresoj që deri në përfundim të procesit që kemi nisur, kjo formë proteste ka për të qenë jo më përpara se ora 20:00 të mos shënohen akte të tjera. Policia e shtetit ka marrë masa për devijim. Jemi të vendosur që ta çojmë këtë përpjekje të përbashkët deri në…policia nuk kemi dyshime se ka për të proceduar penalisht jo vetëm organizatorët, dhe qytetarët. Do të donim që policia të tregonte zellin sa herë kryeministri apo kryebashkiaku i Tiranës për çfarë do lloj ahengu apo cingie që thërrasin vendosin pa asnjë paralajmërim të bllokojnë qarkullimin normal. Policisë i kërkojmë që të bëjë më të mirën që shqetësimi i qytetarëve që s’na bashkohen të jetë sa më i vogël. Kemi marrë përsipër këë organizim brenda rregullave. Nëse provokon, do të marrë përgjigjen e merituar policia”, tha Kaso.
Lini një Përgjigje