TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 17:50

Elda Hoti nga autostrada e Milotit: Narko-regjimi i ka vjedhur të ardhmen rinisë dhe ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale

Shkruar nga Pamfleti

Elda Hoti nga autostrada e Milotit: Narko-regjimi i ka vjedhur të ardhmen

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti ka folur nga autostrada e Milotit, ku po mbahet mosbindja civile e opozitës. Ajo tha se kryeministri Rama diskriminon veriun e Shqipërisë.

Hoti theksoi se mazhoranca e ka kthyer parlamentin në zyrë noteriale për aferat e saj korruptive. Sipas deputetes, kjo qeveri ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.

“Narko-regjimi ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë. Rama diskriminon veriun. Sot veriu i Shqipërisë është lënë në harresë totale. Varfëria e mjerimi është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare. Mazhoranca e ka kthyer parlamentin në një zyrë noteriale të aferave korruptive”, tha deputetja Hoti për “News 24”.

Lini një Përgjigje