TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 18:46

Mesazhi/ Murrizi nxjerr blof Ramën: Njësoj si Enver Hoxha, pensionistët që i shkuan në takim të përzgjedhur me kujdes

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi/ Murrizi nxjerr blof Ramën: Njësoj si Enver Hoxha,

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka nxjerrë blof kryeministrin Edi Rama, i cili sot u ndal në Fier për të zhvilluar një takim me pensionistët.

Përveç propagandës së vazhdueshme, duket se shumica e të moshuarve janë sjellë aty me porosi. Murrizi ka nxjerr një mesazh, ku përfaqësuesi i PS për Divjakën u kërkon anëtarëve që të mbledhin sa më shumë pensionistë.

Takimet e Ramës me “pensionistë” të urtë dhe oratorë. Njëlloj si dikur që caktoheshin njerëzit që do takonin diktatorin. Pale kur takon “ diasporën” sa kujdesen organizatorët se kush do të “ diskutojë” apo “debatojë” me KM.

Ky njoftim është modeli i çdo takimi “spontan” i Ramës me “qytetarë” të ndryshëm në çdo vend brenda dhe jashtë Shqipërisë për ti “dëgjuar” për hallet që kanë”, shkruan ai.

Mesazhi/ Murrizi nxjerr blof Ramën: Njësoj si Enver Hoxha,

Lini një Përgjigje