TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 18:10

Protesta e opozitës, Garo: Mosbindje civile derisa të kemi qeveri teknike

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Garo: Mosbindje civile derisa të kemi qeveri

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo tha se kjo protestë është në vazhdën e aksionit opozitar që si qëllim kryesor ka qeverinë teknike.

"Duam drejtësi, duam qeveri teknike dhe këtë do synojmë deri sa ta arrijmë”, tha zëdhënësja e PD.

Garo shtoi se sot qytetarët po shprehin revoltën dhe zemërimin e tyre kur sipas saj, fjala nuk dëgjohen dhe veprimet injorohen.

“Më duket pjesëmarrje e kënaqshme. Këtu janë demokratët dhe opozitarët që e ndjejnë se duhet të vijnë dhe të shprehin revoltën e tyre. Kjo protestë sot është në vazhdën e aksionit opozitar që është paralajmëruar. Ne po kërkojmë të drejtat tona si opozitë vazhdimisht dhe vazhdimisht na mohohen. Plasin skandale çdo dite.

Këtu ka një apati ku njerëzit nuk reagojnë kështu që është detyra jonë të organizojmë mosbindje civile për të treguar se çfarë kërkojmë në. Duam drejtësi, duam qeveri teknike, dhe këtë do synojmë deri sa ta arrijmë.

Unë mendoj që këto janë veprime që shprehin revoltën e tyre dhe zemërimin e tyre kur fjala nuk dëgjohen dhe veprimet injorohen. Nuk mbetet gjë tjetër veçse ta shprehin në çdo lloj mënyre revoltën. Ne kemi arritur deri ne PE për të protestuar”, u shpreh Garo.

Lini një Përgjigje