TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 21:00

Debati për Zvërnecin shkon në SHBA, Hunter Biden sulmon Ivankën dhe Kushnerin për projektin në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Debati për Zvërnecin shkon në SHBA, Hunter Biden sulmon
Biden-Kushner-Ivanka

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden e cilësoi investimin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri si një “parajsë private” që po ndërtohet në tokë të mbrojtur.

Debati për projektin turistik të Jared Kushner në Shqipëri ka kaluar edhe në politikën amerikane. Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka përmendur investimin e familjes Trump në Shqipëri gjatë një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj republikanëve.

Në një postim në rrjetin social X, Hunter Biden kritikoi disa figura të afërta me Donald Trump, ndërsa ndaloi edhe te projekti që Jared Kushner dhe Ivanka Trump po zhvillojnë në Shqipëri.

Pra, ta kuptoj mirë. Jake Tapper është i fokusuar të sulmojë nënën time. Jared dhe Ivanka po ndërtojnë një parajsë private në një tokë të mbrojtur në Shqipëri. Don Jr u martua me vajzën e bankierit të Epstein-it dhe një startup që mbështetet nga fondi i tij sapo mori një hua rekord prej 620 milionë dollarësh nga Pentagoni. Eric po nxjerr në bursë një kompani izraelite dronësh për 1.5 miliardë dollarë në mes të një lufte me Iranin që askush nuk e donte”, shkroi ai.

Deklarata vjen në një moment kur projekti i lidhur me Jared Kushner në bregdetin shqiptar është në qendër të debatit publik. Prej disa ditësh, qindra qytetarë po protestojnë kundër investimit në zonën e Zvërnecit, duke ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis dhe statusin e zonave të mbrojtura.

 

Postimi ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se është një nga rastet e rralla kur një figurë e njohur e politikës amerikane përmend drejtpërdrejt Shqipërinë në debatin e brendshëm politik në SHBA, duke e lidhur vendin me investimin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në bregdetin shqiptar.

 

ivanka kushner

Lini një Përgjigje