TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 19:20

Tragjedia në Shëngjin, reagon Presidenti Begaj: Të merren masa urgjente për sigurinë në bregdet

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Shëngjin, reagon Presidenti Begaj: Të merren masa

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar.

Përmes një mesazhi publik, kreu i shtetit shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve të reja dhe u përcolli ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

“Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre”, shkroi Begaj.

Presidenti theksoi se tragjedia duhet të shërbejë si një alarm për rritjen e kujdesit dhe respektimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

Ai u bëri thirrje institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe operatorëve turistikë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.

Begaj shtoi se forcimi i mekanizmave të sigurisë në plazhe është jetik për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme dhe për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe turistëve që frekuentojnë bregdetin shqiptar.

"Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin.

Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre.

Kjo tragjedi na kujton rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të çdo mase sigurie në plazhet tona.
Nisur nga ky rast i rëndë, ftoj institucionet qendrore dhe vendore, si edhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe vizitorëve", shkruan Bajram Begaj.

presidenti i republikës bajram begaj shengjin

Lini një Përgjigje