
Pas tensioneve fillestare dhe përplasjes me efektivët, protesta vijoi normalisht...
Protestuesit kundër projektit në Zvërnec kanë arritur të vendosen para Kryeministrisë, pas përplasjes që patën me policinë e cila kishte vendosur një gardh metalik pranë urës së Lanës.Pas tensioneve fillestare dhe përplasjes me efektivët, protesta vijoi normalisht.
Me mbërritjen para godinës së kryeministrisë, qytetarët dhe aktivistët nisën thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe projektit që kundërshtojnë në Zvërnec.
Thirrje të shumta të kthyera në kor u bënë edhe në protestën e sotme, duke nisur nga ato për “dorëheqje” të kryeministrit e deri te akuzat për opozitën e shitur.
Thirrje të tjera nga protestuesit ishin edhe; “Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, "Rama n'burg, Berisha n'burg", “Opozitë e shitur”, “Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel”.
Kujtojmë se protesta kundër projektit në Zvërnec po zhvillohet për të katërtën ditë radhazi. Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë ndalimin e investimit, ndërsa qeveria vijon ta mbrojë atë si një projekt strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.
Jam krenar qe jam shqiptar. Ta shporrim qelbesiren.
NUK DO TE KETE ME SHQIPERI PA HEQ ZVARREE RAM E SALI