
Protesta e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec është shoqëruar me tensione ditën e sotme, pasi një grup protestuesish tentoi të kalonte gardhin metalik të vendosur në zonën e Urës së Lanës.
Situata u përshkallëzua kur protestuesit u afruan pranë perimetrit të rrethuar dhe disa prej tyre kaluan barrierën metalike. Në përgjigje, forcat e policisë ndërhynë duke përdorur makina ujëhedhëse me qëllim shpërndarjen e turmës dhe rivendosjen e rendit. Qytetarët kanë lëshaur thirrje ndaj policisë që të hapin rrugën, por policia ka qëndruar në pozicionin e saj duke mos lejuar kalimin e protestuesve drejt Kryeminsitrisë.
Kujtojmë se protesta kundër projektit në Zvërnec po zhvillohet për të katërtën ditë radhazi. Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë ndalimin e investimit, ndërsa qeveria vijon ta mbrojë atë si një projekt strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit. Situata mbetet dinamike, ndërsa protestuesit vijojnë grumbullimin në zonën pranë kordonit të policisë.
Lini një Përgjigje