Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
SPAK dha sot pretencat në dosjen “Veliaj”, duke kërkuar 8 muaj burg për Fatmir Bektashin, 4 vite e 8 muaj shërbim prove për Ina Goxhajn dhe 4 vite e 8 muaj burg për Elman Abulen.
Ndërkohë, Apeli shtyu vendimin për vrasjen e Martin Canit për shkak të mungesës së një gjyqtari.
Në Zvërnec u arrestuan dy persona të tjerë për dhunën ndaj një protestuesi, ndërsa SPAK liroi llogaritë bankare të investitorëve nga Katari, duke vijuar hetimet për çështjen e pronës.
Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë vjedhjeje mbi 200 mijë euro në UBA Bank, duke vendosur 12 masa sigurie ndaj punonjësve.
Ndërkohë, për grabitjen në OTP Bank u arrestua roja e sigurisë, ndërsa autori mbetet në arrati.
Në GJKKO dëshmoi Noizy për atentatin me tritol ndaj biznesit të tij.
SPAK kërkoi 14 vite burg për kimistin kolumbian të laboratorit të kokainës në Frakullë.
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe të Luftës së Dytë Botërore në Përmet, ndërsa në Angli u arrestuan 6 shqiptarë për kultivim kanabisi.
Në Francë, një kamion përplasi 23 makina duke lënë 37 të plagosur.
Lini një Përgjigje