TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 14:18

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit shtyn vendimin për Mario Përlleshajn; zbardhet arsyeja

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit shtyn vendimin për Mario
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit shtyn vendimin për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit nuk arriti të japë këtë të martë vendimin për procesin gjyqësor që lidhet me vrasjen e nxënësit Martin Cani.

Seanca ndaj të pandehurit Mario Përlleshaj nisi sipas parashikimit, por përfundoi pa një vendim përfundimtar. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjyqësore të Apelit, çka e bëri të pamundur shpalljen e verdiktit.

Ngjarja e rëndë, e cila shkaktoi reagime të forta publike dhe protesta lidhur me sigurinë në shkolla, ndodhi më 18 nëntor 2024, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli” në Tiranë.

Mario Përlleshaj u dënua më 9 dhjetor 2025 me 16 vite burg për vrasjen e Martin Canit, si dhe për tentativën e vrasjes ndaj shokut të tij, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes. Tashmë pritet caktimi i një date të re për vijimin e procesit në Gjykatën e Apelit.

Lini një Përgjigje