Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të tjerë për incidentët që ndodhën në protestën e zhvilluar më 30 Maj në Zvërnec kundër projektit 4 miliardë euro që është planifikuar të ndërtohet në këtë zonë.
Në pranga janë vënë dy rojet private të kompanisë së sigurisë “Major Security” që në bashkëpunim me Gerald Bibën, tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec.
Artur Grami, 35 vjeç dhe Gazmend Vathi, 42 vjeç, tashmë të arrestuar, rezulton se nuk janë të licencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike.
Më parë është arrestuar edhe Geraldo Biba, i cili e goditi fizikisht protestuesin. Biba, 32 vjeç, banues në Durrës, i cili shërben në kompaninë 'Major Security' dhe më parë ka qenë roje sigurie edhe për shumë personazhe të shoëbizz-it shqiptar, si Noizy apo Loredana.
“Vijojnë hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec.
Ndalohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që tërhoqën me forcë, pjesëmarrësin në tubim.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave dhe të gjitha përgjegjësive për këtë ngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit A. G., 35 vjeç dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Të dy akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin G. B. (të arrestuar), kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.
Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e ndaluar, A. G. dhe G. V., nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Pa verifiloni te gjithe ata mezatet te policise private se, mu duken si serbe nga vuxhuti e surrati.