TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 10:40

"Do na marrin turistët, duhet të shqetësohemi"/ Arsyeja që fshihet pas vëmëndjes së mediave greke për Zvërnecin

Shkruar nga Pamfleti

"Do na marrin turistët, duhet të

Përtej diskutimeve mjedisore dhe politike, projekti po shihet gjithnjë e më shumë si një garë për të ardhmen e turizmit në Mesdheun lindor, ku Shqipëria po kërkon të zërë një vend që deri dje konsiderohej i rezervuar për destinacionet tradicionale të rajonit. 

Projekti gjigant i Jared Kushner në Zvërnec dhe Pishë Poro nuk po diskutohet vetëm në Shqipëri. Në javët e fundit, ai ka zënë vend të rëndësishëm edhe në mediat greke, të cilat po e trajtojnë gjithnjë e më shpesh si një zhvillim me ndikim të drejtpërdrejtë në ekuilibrat turistikë të rajonit.

Në një kronikë të transmetuar nga televizioni grek Star Channel, gazetarët e thonë hapur se pas interesit të madh për këtë projekt fshihet një arsye e fortë: konkurrenca! Sipas tyre, investimi prej mbi 4 miliardë dollarësh ka potencialin të transformojë bregdetin shqiptar dhe të tërheqë një kategori turistësh që deri më sot kanë zgjedhur destinacionet greke.

Mediat greke nuk po e fshehin shqetësimin se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi turistik. Interesi i tyre nuk është mbrojtja e natyrës shqiptare, por ekonomia greke. Projekti i Kushner parashikon zhvillimin e një sipërfaqeje prej rreth 2.5 milionë metrash katrorë në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros, një investim që sipas analistëve mund të ndryshojë jo vetëm ekonominë lokale, por edhe balancat turistike.

“Flasim për dy milionë e gjysmë metra katrorë. Për ta kuptuar, 150 herë sa Kopshti Kombëtar. Bëhet fjalë për zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros, të cilat janë një bukuri unike natyrore për këdo që i ka vizituar. Është një investim që e kalon vlerën e 4 miliardë dollarëve. E kuptoni çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare? Dhe çfarë do të thotë edhe për turizmin grek, veçanërisht për ishujt në detin Jon?. Të flasim për ethet që sjell ky plan”, shprehet gazetarja.

Ndërkohë gazetari tjetër e shpreh qartë se ky investim është shumë i madh për ekonominë shqiptare dhe ky plan sjell shqetësim për ishujt grekë që ndodhen në detin Jon, si Korfuzi dhe Kefalonia. 

“Flasim për dy milionë e gjysmë metra katrorë. Për ta kuptuar, 150 herë sa Kopshti Kombëtar. Bëhet fjalë për zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros, të cilat janë një bukuri unike natyrore për këdo që i ka vizituar. Është një investim që e kalon vlerën e 4 miliardë dollarëve. E kuptoni çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare? Dhe çfarë do të thotë edhe për turizmin grek, veçanërisht për ishujt në detin Jon?”, shprehet gazetari.

Pikërisht ky është elementi që po dominon debatin në Greqi. Në kronikë përmenden ishuj si Korfuzi dhe Kefalonia, të cilët për dekada kanë qenë destinacione të konsoliduara turistike në rajon. Tashmë, me ardhjen e investimeve të mëdha ndërkombëtare në Shqipëri, po krijohet një konkurrent i ri që synon të tërheqë turistë me të ardhura të larta dhe investime luksoze.

Sa më shumë rritet potenciali i Rivierës shqiptare për të tërhequr kapital dhe turistë ndërkombëtarë, aq më shumë rritet edhe vëmendja e vendeve që deri më sot kanë dominuar tregun turistik në rajon.

Kjo është arsyeja pse debati për Zvërnecin ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Përtej diskutimeve mjedisore dhe politike, projekti po shihet gjithnjë e më shumë si një garë për të ardhmen e turizmit në Mesdheun lindor, ku Shqipëria po kërkon të zërë një vend që deri dje konsiderohej i rezervuar për destinacionet tradicionale të rajonit. 

"Në këtë projekt nuk janë të përfshirë vetëm Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Flitet edhe për investitorë nga Katari, si dhe për aksionerë shqiptarë. Ka një detaj interesant në legjislacionin shqiptar: nëse zotëron deri në 25% të aksioneve, identiteti yt mund të mos bëhet publik. Zyrtarisht kjo bëhet për të nxitur investimet. Kush ka veshë, le të dëgjojë.

Nga ana tjetër, kemi edhe debatin mjedisor. Bëhet fjalë për një zonë ligatinore, habitat i flamingove dhe i shumë specieve të tjera. Kundërshtarët e projektit argumentojnë se ky ekosistem mund të preket nga zhvillimi që po planifikohet.

Por ndoshta elementi më interesant është pesha politike e këtij investimi. Është një projekt që ka arritur të sigurojë mbështetje përtej ndarjeve të zakonshme politike në Shqipëri. Dhe kur sheh Edi Ramën të fotografohet me Jared Kushnerin, kur Ivanka Trump promovon publikisht investimin në mediat amerikane, e kupton se kjo histori shkon përtej turizmit. Kjo është një çështje me dimensione të qarta gjeopolitike", tha gazetari grek.

zverneci mediat greke konkurrenca e turizmit

5 Komente

  1. H
    Hari

    Nuk pranojne shqiptaret te shitet Toka shqiptare Tek te huajt!rrini rehat SE sic ishit me keq do veni,botes I Jeni neveritur,askush nuk ju do ne bote,Jeni njerez qe jargaviteni kudo,si ata kermijte qe Kur zvarriten,leshojne gjurme jarge,ashtu Jeni edhe ju,Jeni si ata femijte e perkedhelur te botes,qe ankohen per gjithcka,ju urrejne te gjithe,dhe qe vijne aty per pushime,ndodh nga qe bota ju ka privilegjuar,Jo SE ju simpatizon,por sepse ju duheni akoma,Kur nuk do t'ju duheni me atehere do shikoni SE ku do gjendeni,Tani per Tani gezohuni me fatkeqesite e fqinjve tuaj

    1. Y
      Yllka

      Fitimet do arketohet te Padroni I huaj. Asnje perfitim nuk ka Shqiperia. Edhe punonjesit do vijne nga Izraeli. U merziten te rrojne ne lufte tere jeten atje... Demin I PAKTHYESHEM eshte qe. shqiptaret e Jugut , fillimisht, do ikin se skane me asgje... Keshtu do mbathet vendi me çifute.. Ne 10 vjet behet Izrael. Toke e blere, shqiptaret e shiten, do thone, me deshiren e tyre, jo me dhune!!

      1. s
        sdfg

        Budallalliqe nacionaliste. NUk eshte e vertete, geqia nuk merakoset per 1 hotel, jane me mijera resorte. keto jane llafet e mediave te Rames

        1. e
          elda

          Nuk jam dakort me keto insinuata. E keqja ketij vendi nuk jane fqinjet qe jane ne pune te vet, por ky kryeminister palaco, i pabesueshem, pa asnje llij transparence, arrogant ne gjithe sjelljen e tij. Nuk eshte rastesi qe siperfaqe kaq te medha me kaq interes jane ne dore te nje njeriu, i afert me kryeministrin e vendit. Zbatues i punimeve Shevqet kastrati personi qe ka ne emrin e tij pasuri qe jane realisht pasuri te te gjatit. Me keto merruni ju si shtyp. Mos bejme propogande idiote sikur e keqja na vjen nga fqinjet.

          1. A
            Arbana

            Politikat greke gjtithmone kane vepruar kunder kombit tone, kunder kufijeve tone per me shume se nji shekulli.Ato arriten te sulmojne me ushtri te armatosur me provokacione te pegjakshme ne gusht te vitit 1949 duke vrare ushtaret tane ne mbrojtje te kufijeve.Po tani cfare duan nunet tona?Te gjithe shqiptaret e vertete e kuptojne.

            Lini një Përgjigje