TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 19:57

Noka sulmon protestuesit: Mercenarët e Sorosit e kanë me familjen Trump, jo me flamingot

Shkruar nga Pamfleti
Noka sulmon protestuesit: Mercenarët e Sorosit e kanë me familjen
Flamur Noka

Teksa protesta kundër projektit turistik në Zvërnec po vijon për të katërtën ditë radhazi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar qytetarët që kundërshtojnë investimin dhe ata që kanë dalë në mbështetje të kauzës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka pretendon se kundërshtimi ndaj projektit nuk lidhet me mbrojtjen e mjedisit, por me qëndrime politike kundër familjes së Presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndrit të tij, Jared Kushner.

Mercenarët e Soros e kanë me familjen Trump, se për flamingot as u kërcet fare. Flamingot, florën dhe faunën e asaj zone e asgjëson Aeroporti i Vlorës, por ja që si Europeangreens dhe Soros Albania nuk ua ndjen fare për mjedisin dhe zogjtë shtegtarë. Vetë bashkëshorti i ministres së besuar të Ramës është një organizator i protestës. Përdorimi dhe instrumentalizimi i të tjerëve është kamuflazhi i Ramës, i cili qëndron vetë pas organizimeve të tilla”, shkruan Noka.

Më tej, numri dy i demokratëve sulmon Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, duke i akuzuar se kanë heshtur përballë ngjarjeve të rënda gjatë viteve të fundit.

Ka mbi 13 vjet që me Edi Ramën në pushtet të Drejtat e Njeriut në Shqipëri dhunohen sistematikisht. U vra një i mitur si Ardit Gjoklaj, por Komiteti Sorosian i Helsinkit në Shqipëri nuk u ndje. U vra Klodian Rasha e KSHH s'nxorri zë. U rrëmbye ish Presidenti i Republikës dhe s'hapën gojë. Janë bërë batërdi mbi këtë popull për 13 vjet rresht, por KSH i Helsinkit nuk është ndjerë. Tani që Soros sulmon Presidentin Trump dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, edhe mercenarët u bënë të ndjeshëm për zogjtë”, shkruan ai.

Deklarata e Nokës vjen ndërsa protesta kundër projektit në Zvërnec po vazhdon në Tiranë dhe në zonën e Zvërnecit, me qytetarët që kërkojnë tërheqjen e investimit dhe mbrojtjen e zonës së mbrojtur.

 

noka zverneci

5 Komente

  1. F
    Flamut Nnndoku

    Hahaha….,dole edhe ti me na mbrojte familjen e TRAPIT te AMERIKES,paske qene komplet KOQE KANDARI.TE DHJEFSHA TRUMPAT e Flamingot. LOQE KATERCEPESH

    1. s
      studio

      ju jeni shume DINAK po perpiqeni te dretoni PROTESTEN dhe njerzit kunder MIQVE TANE ME TE MIRE AMERIKANET.....jo zoterinj populli shqiptar i te gjitha trojeve eshte mik i AMERIKANEVE....te vetmit armiq te AMERIKANEVE jeni takemi juaj RAMA SALI DHE USHTRIA gjithsesi e paket ne numer BYTHLEPIRES TE KESAJ DYSHE....SHQIPERIA dhe SHQIPTARET jane nje AMERIKE e vogel ne zemer te EUROPES....AMERIKANT ne SHQIPRI jane si ne vendin e tyre......................................WELCOME TO OUR COUNTRY AS YOUR SECOND COUNTRY AMERICA IN EUROPE....YOU ARE OUR FRIENDS FOREVER....Don't listen to what the mafia says, both in power and in opposition... they are destroying our nation and the Albanian people as well.....kjo eshte oferta jone e sinqerte me qe MAFIA politike QE NA UDHEHEQ PER NE FERR DHE SHKATERIM po tenton te na prishe me miqte tane shekullor....mereni kte si sinqeritet dhe vertetesi nga i gjith POPULLI SHQIPTAR

      1. e
        ewt

        Idioti u kuptua qe jane te gjithe, Rama dhe Berisha ne nje strehe. Kush ka votuar per ty ka bere gabim te plote sepse je nje me Ramen.. PISA isiote

        1. a
          astrit

          Është për të ardhur keq që shqiptarët përfaqësohet nga njerëz të tillë me nivel qytetërimi zero!

          Lini një Përgjigje