
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se është fat për Shqipërinë që sot drejtues i SPAK është një person si Altin Dumani.
Ai tha se Dumani është njeri me integritet, nuk është i korruptuar dhe se do të mbahet mend sipas tij si prokurori i parë në Shqipëri që është ballasi me krimin e organizuar dhe me të gjithë politikën.
“Fatkeqësisht konstatimi juaj është real dhe për shkak të të qenurit një vend i vogël dhe të marrëdhënieve miqësore, konfliktit të interesit gjëja e parë që bëhet kudo që të jesh thuhet a ke konflikt interesi. Ata nuk duhet të marrin pjesë, ata që janë në proces hetimi dhe të pyesin atë që i heton.
Nëse një person mungon edhe në çastin kur do raportoj dhe do të votohet rezoluta sigurisht unë do isha që ata të mos merrnin pjesë në votim dhe do kërkoj këtë në procedurë. Ndoshta e ke vënë re jam i vetmi politikan që emrin e Dumanit nuk e përmend asnjeri për mirë të mbështetjes.
Unë kam pasur fatin ta njoh Altin Dumanin, kam qenë shefi i tij dhe e kam thënë shpeshherë është fat për Shqipërinë që sot drejtues i SPAK është zoti Dumani dhe më besoni për këtë. E them këtë sepse dhe me shaka nëse një mashkull apo prokuror babën e vet mund ta fusë në burg nënën jo nëse ka shkelur ligjin, por Dumani nuk bën kompromis as në këtë pikë.
E njoh shumë mirë, ai është njeri me integritet, nuk është i korruptuar dhe se Dumani do të mbahet mend si prokurori i parë në Shqipëri që është ballasi me krimin e organizuar dhe me të gjithë politikën dhe kjo duhet vlerësuar”, tha ai në MCN.
Më tej ai shtoi se nga pikëpamja ligjore dhe kompetencat që Dumani ka si prokurori janë të barabarta me të tjerët, por pozicioni tregon që nëse e shfrytëzon për mirë mund ta drejtosh institucionin siç duhet.
“Unë njoh disa jo të gjithë, por ju garantoj se ka pakicë persona si Dumani në SPAK, madje me gishtat e njërës dorë që mendoj se stonojnë dhe jam i bindur se më pas brenda tyre do ketë disa gjëra për tu korrigjuar. Të mos presim që SPAK të jetë qelibari, por sot për sot është më i miri i gjithçkaje dhe për mua është fatkeqësi që sistemi si drejtësia duhet të rregullojë dhe politikën”, tha Sula.
I pyetur nëse po e vrasim Dumanin profesionalisht, Sula tha se shanset për këtë janë zero, ndërsa theksoi se 75% e besimit të qytetarëve është orientuar te SPAK
“Zero ndodh kjo gjë sepse sistemi i drejtësisë ka një gjë që i vërteton gjykata dhe drejtësinë e jep gjykata, SPAK vetëm bënë hetime dhe nëse një prokuror bën gabime që mund të jenë tendencioze është gjykata ajo që e rregullon totalisht dhe në sajë të vendimit të gjykatës vlerësohet puna e një prokurori dhe ne kemi mungesë, uri për drejtësi prandaj vjen dhe kjo që 75% e besimit të qytetarëve është orientuar te SPAK”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje