
SHBA e ka kuptuar lojën e Ramës me rezolutën e famshme antikorrupsion, mesazh kryeministrit se nuk zhbën dot me reformën në drejtësi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se ndryshuan qëndrim lidhur me nismën e famshme të Edi Ramës për të goditur korrupsionin.
Para se ta prezantonte në publik, Rama i kishte gënjyer partnerët dhe ambasada amerikane doli me një reagim të çuditshëm, duke deklaruar se e mbështeste nismën. Edhe pse të gjithë e dinin se ishte një manovër për të zhbërë drejtësinë e re, vetëm ambasada e SHBA nuk e kishte kuptuar. Por pas debateve dhe qëndrimeve mediatike, amerikanët duket se kanë reflektuar. Kjo dhe duke parë manovrat e kryeministrit, i cili do të vërë nën thundrën e tij drejtësinë sa më shpejt.
Ambasada Amerikane doli sot me një reagim krejt ndryshe, duke ja vënë kufirin te thana Ramës dhe duke treguar se ata e kanë kuptuar se në fakt kemi të bëjmë me një pazar të pistë mes Edi Ramës dhe “non gratës” Sali. Edhe pse fliste për bashkëpunim, Rama e kaloi me urgjencë rezolutën dhe vendimin për ngritjen e komisionit, duke ngritur dyshime te partnerët.
“Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehej ambasada amerikane në një reagim për “VOA” sot, duke vënë në dukje se diçka e tillë do të jetë po ashtu kyçe dhe për mbështetjen e tyre.
Por nga ana tjetër ata e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë që të preket reforma në drejtësi. Qëllimi parësor i komisionit është të ndryshojë ligjet e reformës, shumica që kërkojnë 84 vota. Por ambasada amerikane ja kanë bërë të qartë Ramës se kjo nuk ka shanse të ndodhë.
“Theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në parlament për pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, angazhime të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetuese që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e komisionit të posaçëm për të çuar përpara mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, thekson ambasada amerikane.
Pra me pak fjalë, kalaja e rërës e Ramës është zhbërë. Para se të dilte projekti, ai u dërgoi një memo ndërkombëtarëve dhe tentoi t’i bindte se e ka seriozisht luftën ndaj korrupsionit. Mirëpo duket se ndërkombëtarët e kanë kuptuar se kemi të bëjmë me një pazar politik për të vënë në hyqmin e tyre drejtësinë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje