
Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, ka komentuar çështjen Beleri.
Kodheli theksoi se Greqia investoi tek njeriu i gabuar. Ajo shton se asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt rrugës europiane, ndërsa Greqia po kërcënon Shqipërinë se do i bllokojë integrimin.
“Greqia investoi në rrugën pa krye. Duke qenë se Athina e nisi këtë rrugë, po shkon drejt kësaj udhe. Unë besoj se do të ketë një zgjidhje. Në rrugën tonë europiane, asgjë nuk e ndal Shqipërinë.
Edhe diplomacia funksionon, edhe shkëmbimi i interesave duhet të funksionojë. Do të shpresoja që të dyja palët të fitojnë. Në vitin 2030 hyjmë në BE”, u shpreh ajo për “News24”.
Lini një Përgjigje