
Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, deklaroi se Partia Socialiste ka mbështetur gjithmonë drejtësinë e re.
Kodheli theksoi se korrupsioni ka qenë dhe mbetet problem madhor për Shqipërinë. Ajo shtoi se Shqipëria mund nëse do të hyjë në 2030 në BE duhet të zbatojë reformën në drejtësi.
“Unë besoj se PS dhe në mënyrë të veçantë lideri i saj Edi Rama janë hapa përpara, kur vjen puna për gjallërimin e asaj që ne kemi realizuar me duart tona. PS ka mbështetur gjithmonë drejtësinë e re. Ne po bëjmë një katarsis të shoqërisë, sepse është mpleksur e tëra. Qëllimi ynë është fisnik dhe ne do të vazhdojmë në këtë ndriçim.
Reforma në drejtësi është detyrë mbi detyra, nëse duam që më 2030 Shqipëria të jetë në BE. Duhet të hyjmë në BE duke luftuar korrupsionin. Sa më e involvuar të jetë opozita, më e fituar është, por opozita nuk e ka kuptuar ende këtë gjë”, tha ajo për “News24”.
Lini një Përgjigje