
Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë nisur garën me premtimet e “çmendura”. Teksa Bash premtoi 8 mijë euro për ata që lindin 3 fmëijë, Berisha nga dritarja ka deklarur se ka gati projektin për të goditur varfërinë e shqiptarëve.
Ai u shpreh se sapo të vijë në pushtet do të dyfishojë pagat dhe pensionet.
“PD ka një plan, ka një projekt të godasë për vdekje varfërinë e shqiptarëve. Të dyfishojë rrogat dhe pensionet. Të vendosë minimumin jetik 220 euro. Të hapë me të gjithë hapësirat liritë ekonomike të shqiptarëve.
Të shndërrojë pasuritë e vendit në mirësi dhe të mira për çdo shqiptar. Por kjo arrihet para se gjithash dhe mbi të gjitha me luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Miq, paratë ekzistojnë për të dy dhe trefishuar rrogat dhe pensionet. Për të vendosur minimumin jetik.
Por ato i gllabërojnë qeveritarët makutë dhe të pangopur me pasuritë e shqiptarëve. Ndaj dhe të ngrihemi në këtë betejë, se kjo betejë është për jetën, për të ardhmen, për dinjitetin, për integrimin evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.
Lini një Përgjigje