TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2024, 18:35

“Do krijohen 7 parti të reja deri në zgjedhje”, Spahiu: Basha do të dështojë nëse nuk bashkëpunon me ta

Shkruar nga Pamfleti

“Do krijohen 7 parti të reja deri në zgjedhje”, Spahiu:

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe programin elektoral që u prezantua sot nga kryetari Lulzim Basha.

Por, Spahiu thotë se Basha do humbasë dhe do dështojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk krijon aleanca me parti të reja, mes tyre edhe me Agron Shehajn, i cili themeloi sot partinë ‘Mundësia’.

Do t’i rekomandoja ndërtimin e një fronti opozitar dhe koalicioni. PD do humbasë dhe dështojë nëse nuk bashkëpunon me 4 parti të reja. Nëse Basha nuk e hedh këtë hap, do minimizojë veten.

Për cilat parti? Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, Endri Shabani, Arlind Qori, Dashamir Shehi, Partinë çame, Partinë Agrare. E kam për çdo parti të djathtë dhe partitë e reja. Nuk duhen pasur komplekse, se që të arrish në fitore sistemi të imponon koalicionet. Parimet dhe qëndrimet e moralin ta ruajnë në kuvend. Nëse dështon nuk ka më as parime as moral. Grupimet shpërbëhen dhe programet nuk realizohen”, tha Spahiu në Report Tv.

Më tej ai u shpreh se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do krijohen edhe 7 parti të reja. Kjo sipas tij do të copëtojë edhe më shumë opozitën. 

"Do krijohen diku te 7 parti të reja të tjera deri në zgjedhje, do vazhdojë fragmentarizmi i opozitës shqiptare, gjë e cila i largon gjithnjë e më shumë, jo disa muaj e vite por i çon në një limit të paimagjinueshëm, dëm të jashtëzakonshëm shoqëror opozitar me mënyrën si po sillen dhe me mungesën e bashkëpunimit që kanë dhe urrejtjen e xhelozinë që kanë me njëri tjetrin", tha Spahiu.

Lini një Përgjigje