
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur mbi dhunimin e avokatit të tij, Sokol Mëngjesi. Ai tha se për për rastin e dhunimit të avokatit kanë heshtur të gjithë krerët e reformës së re të Drejtësisë.
Gjatë fjalës së tij për të pranishmit në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se heshtja e tyre nuk tregon moralin e denjë të një gjykatësi apo prokurori shqiptar, duke thënë se “ata janë turp i dheut”.
“Të dashur miq, keni konstatuar se përpara këtij akti, krimi të shëmtuar shtetëror, kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë.
O faqezinj, po çfarë morali keni ju, kur një profesor universiteti, avokat në sistemin e drejtësisë i licencuar, goditet dhe gjendet në koma dhe heshtni si fije bari. Nuk është ky morali i gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë. As i përmbaruesve. Ky është morali i Malavecëve, i Llagamëve, i KLP-istë, morali i Metanit, i turpit. Po nuk keni turp jo mo? Po ç’përfaqësoni ju mo? Ju përfaqësoni turpin e turpeve, përfaqësoni anën më të zezë të një zyrtari.
Detyrohet Dhoma e Avokatisë t’u denoncojnë ju se heshtni, heshtni me turp. Ta zëmë se ai nuk ishte avokat i Sali Berishës dhe po kërkonte thjesht atë që i takonte. Po të parët në mbrojtje të tij... Po ju të gjithë jeni në darën e krimit, Malaveci është i drogës, Llagami është e korrupsionit, Metani është i djegësave. Jeni turpi i dheut! Edhe njëherë le t’i urojmë së bashku shërim, t’i lutemi Zotit të shpëtojë nga kjo situatë profesori i nderuar. Të vazhdojmë betejën tonë, mosbindja civile, zemërimi, zemërimi qytetar drejt zemërimit të përgjithshëm. Drejt fitores. Drejt qeverisë teknike. Zgjedhjeve të lira. Shqipëria në rrugën e Europës. Faleminderit”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje